Monday , March 30 2020
Home / Lajme / Bota / 560 mijë vullnetarë i bashkohen luftës kundër koronavirusit në Britani

560 mijë vullnetarë i bashkohen luftës kundër koronavirusit në Britani

560 mijë persona i janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve britanike për t’iu bashkuar vullnetarisht luftës për të përballuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit në vend.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, i cili sqaroi se numri i atyre që janë përgjigjur thirrjes është më shumë se dyfishi i kërkuar.

“Ky është një lajm fantastik”, shkruajti ministri Hancock pas publikimit të shifrave.

Disa ditë më parë, qeveria britanike, njoftoi se kishte nevojë për 250 mijë vullnetarë për të ndihmuar në përballimin e krizës.

Deri në këto momente nga koronavirusi në Britani kanë humbur jetën mbi 460 persona dhe janë infektuar rreth 10 mijë të tjerë./Opinion.al

Check Also

Koronavirusi/Portugalia pajis me dokumenta të gjithë azilantët

Qeveria portugeze ka vendosur të japë nënshtetësi të përkohshme për të gjithë emigrantët dhe azilkërkuesit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *