Friday , April 3 2020
Home / Lifestyle / A mund të infektohemi me koronavirus nga paratë?

A mund të infektohemi me koronavirus nga paratë?

Në një kohë kur globi është pushtuar nga ankthi i koronavirusit, të gjithë kërkojnë të dinë nëse kartëmonedhat dhe monedhat janë transmetuese të tij.

Mesa duket, paraja nuk paraqet ndonjë rrezik të specifik ndaj publikut, sa i takon virusit.

René Gottschalk, infeksionist dhe drejtues i Zyrës së Shëndetit në Frankfurt am Main, nuk konsideron se ka ndonjë rrezik të transmetimit të koronavirusit përmes kartëmonedhave.

“Në parim, është plotësisht e parëndësishme se sa kohë patogjenët mund të mbijetojnë në sipërfaqe. Ajo që është vendimtare është nëse përbën një kanal infeksioni”, shpjegoi Gottschalk në konferencën për shtyp.

Ai nuk pa asnjë kanal të tillë infeksioni si ekzistues te kartëmonedhat.

“Koronavirusi është përhapur kryesisht nga kollitja, teshtitja ose gjithashtu duke folur. Nëse virusi përhapet përmes kartëmonedhave ose sipërfaqeve të tavolinës, numri i rasteve do të ishte më i lartë, vuri në dukje ai”, shtoi Gottschalk.

Po kështu, Shoqata Ndërkombëtare e Valutave ICA u shpreh se nuk ka dëshmi se kartëmonedhat janë më të ndotura se çdo sipërfaqe tjetër dhe mendimi mbizotërues midis ekspertëve mjekësorë është se virusi nuk po transmetohet nga kartëmonedhat.

“Të gjitha sipërfaqet mund të mbajnë virusin COVID-19 ose ndonjë baktere dhe virus tjetër. Kjo natyrisht përfshin kartëmonedha. Dhe kartat. Dhe telefonat, tavolinat, tastierat, butonat e ashensorit. Lista është e pafund”, shprehet në një njoftim shoqata.

Po ashtu, edhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bundesbank, Johannes Beermann deklaroi se rreziku i marrjes së koronavirusit përmes parave të thata është jashtëzakonisht minimal.

“Probabiliteti për t’u sëmurë nga paratë është më i vogël sesa nga shumë objekte të tjera të përdorura në jetën e përditshme”, vuri në dukje Beerman, në një konferencë shtypi.

Ai tha se veçanërisht kartëmonedhat në euro janë krijuar të tilla që ndotja përmes përdorimit të përditshëm të jetë minimale. Për më tepër, kartëmonedhat 5 dhe 10 €, të cilat janë më të përdorurat dhe qarkullojnë dorë më dorë, gjithashtu kanë një shtresë mbrojtëse kundër ndotjes./Opinion.al

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Foto/Del pica me emrin e doktor Piperos

Një picë me emrin e doktor Pëllumb Piperos. Duket se kjo ka qenë gjetja më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *