Friday , June 5 2020
Home / Lajme / Kosove / Abdixhiku kërkon nga qytetarët që të durojnë: Na duhet një raund kujdesi final, në periudhë kritike

Abdixhiku kërkon nga qytetarët që të durojnë: Na duhet një raund kujdesi final, në periudhë kritike

Ministri në detyrë i Transportit, Lumir Abdixhiku, ka publikuar në faqen e tij në Facebook një grafikë ku shihet me lakore si se janë rritur rastet me koronavirus në të gjitha vendet e rajonit. Ai thotë se Kosova ka bërë punë jashtëzakonisht të mirë me marrjen e masave dhe mbrojtjen e qytetarëve.

‘’Grafikoni i
shpresës. Jemi duke i krahasuar vazhdimisht të dhënat me rajon. Kosova vazhdon
të ketë numrin më të ulët të rasteve me COVID-19. Por ky s’është lajmi
thelbësor. Lajmi më i rëndësishëm ësht? se vendi ynë vazhdon të ketë trend të
sheshtë të lakores. Pra rritmi i rritjes s’është eksponencial. E beteja sot
nëpër botë bëhet mu për këtë lakore; që ajo të jetë sa më e rrafshët, sa më e
sheshtë, sa më pak e pjerrët.’’, ka thënë ai.

‘’Masat e marra
me kohë – para shumë shteteve të tjera në Evropë e po se po edhe këtyre në
rajon – bashkë me sjelljen tonë kolektive duket se po japin rezultat. Për këtë
duhet falenderuar secilin prej jush. Por kjo nuk thotë asgjë nëse s’vazhdojmë
të kujdesemi edhe më shumë. Shumë vende e shtete nëpër botë e kanë humbur
betejën në një ditë. Po ndalëm hapin na pret e njëjta gjë.’’

Ai kërkon nga
qytetarët që të vazhdojnë të tregojnë kujdes maksimal në këtë periudhë.

‘’Prandaj na
duhet një raund kujdesi final, në atë që ekspertët më të mirë të shtetit po e
quajnë periudhë kritike. T’i dëgjojmë. Shmangini vizitat familjare, rrugëtimet
pa nevojë e daljet e jourgjente. Jemi në një kohë të pazakontë, por na duhet një
veprim krejt i zakonshëm – qëndrimi në shtëpi.’’, shtoi ai.

‘’Edhe pak; durim. S’na ka mbetur shumë. Do të kemi kohë për të gjitha.’’ /Express/

The post Abdixhiku kërkon nga qytetarët që të durojnë: Na duhet një raund kujdesi final, në periudhë kritike appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

114 gjoba për mosrespektim të orës policore dhe 451 për mosmbajtje të maskës – ALSAT-M

Alsat 2020-06-05T21:29:51+02:00 Policia gjatë ditës së sotme në rang vendi ka vendosur plot 114 gjoba …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *