Friday , April 3 2020
Home / Teknologji / AMA shtyn dixhitalizimin në Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

AMA shtyn dixhitalizimin në Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Për shkak të situatës së krijuar nga izolimi për shkak të koronavirusit, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) u mblodh sot për të vendosur rreth procesit të dixhitalizimit në vend.

Në një njoftim publikuar në faqen zyrtare, AMA tha se mbledhja e datës 26 Mars vendosi të shtyjë afatin përfundimtar të mbylljes së transmetimeve analoge. Njoftimi i AMA vijon si mëposhtë:

Autoriteti i Mediave Audiovzive në mbledhjen  e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

30 qershori 2020 është afati i ri i vendosur nga Autoriteti me vendimin nr. 23 të bordit dhe vjen si pasojë e situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga nga epidemia e virusit COVID-19. /PCWorld Albanian

The post AMA shtyn dixhitalizimin në Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë appeared first on PCWorld Albanian.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Nikon ofron kurset e fotografisë falas gjatë muajit Prill

Nikon ditën e sotme i bëri disa kurse fotografike online falas deri në fund të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *