Monday , March 30 2020
Home / Sport / Arsenal dhe Chelesa në karantinë, Premier League drejt pezullimit

Arsenal dhe Chelesa në karantinë, Premier League drejt pezullimit

Ekipi i Arsenalit dhe i Chelsea në Angli do të hyjnë në karantinë. Dy ekipet londineze kanë konfirmuar të prekurit e parë në stafet e tyre respektive.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Ai shfaqi disa simptoma të lehta por gjendja e tij mbetet normale.

Ndërsa në kampin e bluve të londrës, ka rezultuar i infektuar Callum Hudson-Odoi. Sipas njoftimit të klubit, 20-vjecari kishte shfaqur shenja të një të ftome të lehtë dhe ishte dërguar menjëherë për ekzaminim nga ku ka rezultuar i prekur nga koronavirusi.

Shqetësime ka patur edhe në grupin e Manchester Cityt. Mbrojtësi Benjamin Mendy është vetizoluar pasi një nga familjarët e tij ka shfaqur simptoma të COVID-19.

Në të njejtën situatë paraqitet edhe ekipi i Leicester. Tre lojtarë të ekipit janë vetizoluar ka njoftuar trajneri Brendan Rodgers pasi kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

Bordi i Premier League do të zhvillojë një takim urgjent ditën e sotme ku pritet të vendoset për pezullimin e përkohëshm të kampionatit. /Opinion.al

Check Also

Ronaldo “thyen” karantinën – Opinion.al

Duket se për shkak të famës dhe popullaritetit, Christiano Ronaldo i ka lejuar vetes të thyejë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *