Monday , March 30 2020
Home / Lajme / Kosove / Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të premten

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të premten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit.

Sipas IHMK’së, dita e premte dhe e shtunë do të vijojnë kryesisht me mot të vranët dhe herë-herë me reshje shiu.

Reshjet më të përqendruara do të jenë në pjesën e Dukagjinit, deri sa në rrafshin e Kosovës do të jenë me intensitet më të ulët, bën të ditur instituti.

IHMK’ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s, paralajmëron instituti.

The post Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të premten appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Kurti: Kjo është situata më serioze që kemi pasur që nga lufta

Së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje ka kërkuar nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *