Friday , June 5 2020
Home / Lajme / Bota / Itali/Vret veten pasi mëson se ishte prekur nga koronavirus

Itali/Vret veten pasi mëson se ishte prekur nga koronavirus

Një burrë 54-vjeçar në perfieri të Padovas, ka mbytur veten me një qese celofani në kokë, pasi ka zbuluar se është pozitiv nga koronavirusi. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mëngjes, por është bërë e ditur të dielën. Ajo që ka dhënë alarmin, ka qenë familja e vëllait të viktimës që banonte në vilën ngjitur me banesën ku ndodhi tragjedia.

Para se të hynin në shtëpi, policët dhe punonjësit e shëndetësisë kanë gjetur dy letra me shënimin: «Telefononi 118, mos hyni sepse është e kontaminuar».

Policia e ka gjetur brenda banesës, 54-vjeçarin e pajetë, sipërmarrës i një kompanie të vogël në zonë. Pas ekzaminimeve kufoma i është kthyer familjes për të kryer funeralin./Opinion.al

Check Also

Si e menaxhoi me sukses Turqia situatën e Covid-19

Në fillim të marsit, përpara se Turqia të kishte regjistruar zyrtarisht rastin e parë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *