Monday , March 30 2020
Home / Sport / Konfirmohet i infektuari i dytë me koronavirus tek Juventusi

Konfirmohet i infektuari i dytë me koronavirus tek Juventusi

Ekipi i Juventusit ka konfirmuar të prekurin e dytë me koronavirus.

Bëhet fjalë për mesfushorin francez, Blaise Matuidi. Ai ka qenë në karantinë me pjesën tjetër të ekipit që prej 11 marsit.

Pas lajmit nuk kanë munguar edhe mesazhet mbështetëse për francezin. “Gjithçka do të shkojë mirë”, shkruan shoku i tij i skuadrës në Instagram, Miralem Pjanic.

Në kampin juventin i infektuari i parë me koronavirus ishte mbrojtësi Daniele Rugani. Pas rastit të tij i gjithë ekipi dhe stafi janë vetizoluar në hotelin e Juventusit. /Opinion.al

Check Also

Ronaldo “thyen” karantinën – Opinion.al

Duket se për shkak të famës dhe popullaritetit, Christiano Ronaldo i ka lejuar vetes të thyejë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *