Saturday , May 30 2020
Home / Sport / Koronavirusi/ Juventus arrin marrëveshjen me lojtarët për pagat

Koronavirusi/ Juventus arrin marrëveshjen me lojtarët për pagat

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, Juventusi ka arritur një marrëveshje me lojtarët për ndërprerjen e pagave pr muajt mars, prill, maj dhe qershor të vitit 2020.

Lajmi është konfirmuar nga klubi bardhezi përmes një postimi. Në ditët në vijim do të ndiqen edhe procedurat e nevojshme ligjore për këtë çështje, ndërsa pranon se kjo lëvizje do t’u kurseja arkave të klubit një shifër prej plot 90 milionë eurosh.

Natyrisht që ky është një kursim që do t’u jepte frymëmarrje arkave të klubit bardhezi, por vlen të theksohet se në marrëveshjen me lojtarët është parashikuar ,që nëse sezoni rifillon në muajin maj apo qershor, atëherë pagat e muajve kur ata do t’i rikthehen aktivitetit normal, do t’i marrin sipas kontratës.

Pra nëse kampionati italian do të startonte më maj, Juventus do të kursente vetëm gjysmën e shifrës së sipërpërmendur, ose 45 milionë euro, që gjithsesi do të kontribuojnë sadopak në uljen e humbjeve të këtij sezoni, që pritet të jenë të konsiderueshme./ Opinion.al

Check Also

Ky është kampionati i parë që do të rinisë me tifozë

Sport Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al >> KËTU Pas ndërprerjes për shkak të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *