Sunday , March 29 2020
Home / Sport / Koronavirusi ndërpret edhe Bundesligën – Opinion.al

Koronavirusi ndërpret edhe Bundesligën – Opinion.al

Kampionati gjerman i futbollit ka njoftuar sot pezullimin, pas situatës së situatës së krijuar nga koronavirusi.

Federata e Ligës Gjermane (DFL) njoftoi në rrjetet sociale se Bundesliga ndërpritet deri në datën 2 prill.

Sot pritet të niste java e 26 e Bundesligës, me ndeshjen e mbrëmjes Dusseldorf-Paderborn. Fakti që Gjermania nuk kishte ndjekur shembullin e shumë kampionateve të tjera elitare kishte bërë që lojtarët të kritikonin ashpër DFL-në.

“Kjo është çmenduri. Ju lutem, mos bëni budallain dhe shikoni realitetin. Ka shumë gjëra më të rëndësishme sesa sporti”, shkruante Thiago Alcantara, mesfushori i Bayern Munchen, në Tëitter ditën e sotme, përpara se të merrej vendimi i pezullimit./ Opinion.al

Check Also

Ronaldo “thyen” karantinën – Opinion.al

Duket se për shkak të famës dhe popullaritetit, Christiano Ronaldo i ka lejuar vetes të thyejë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *