Friday , June 5 2020
Home / Lajme / Koronavirusi në Shqipëri, si është gjendja e pacientëve

Koronavirusi në Shqipëri, si është gjendja e pacientëve

Në Shqipëri ka shkuar 212 numri i të prekurve nga koronavirusi, ndërsa 10 persona kanë humbur jetën.

Ditën e sotme Mira Rakacolli zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deklaroi se aktualisht në shërbimin infektiv ndodhen të shtruar 76 pacientë të prekur nga koronavirusi. Gjashtë prej tyre janë në në terapi intensive, ndërsa katër të intubuar.

Rakacolli tha se pacientët e tjerë janë në gjendje të stabilizuar.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.”/

Ndërkohë, brenda 24 orëve janë shëruar 7 persona, mes të cilëve dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi.

“Kemi 7 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Deri tani kemi 40 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.”/ Opinion.al

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore në Shqipëri – ALSAT-M

Alsat 2020-06-05T21:40:51+02:00 Këshilli politik në Shqipëri ka arritur dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve të ardhshme. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *