Sunday , March 29 2020
Home / Sport / Koronavirusi shtyn Kampionatin Europian 2020

Koronavirusi shtyn Kampionatin Europian 2020

Kampionati Europian i programuar për t’u zhvilluar këtë verë do të shtyhet për vitin 2021.

Vendimi u njoftua nga Federata Norvegjeze e Futbollit dhe u mor nga UEFA për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Federata Norvegjeze thotë se turneu është shtyrë në periudhën 11 qershor-11 korrik të vitit të ardhshëm.

Europiani duhet të zhvillohej në 12 qershor-12 korrik të këtij viti, në 12 qytete të ndryshme në të gjithë Europën, që tashmë është shpallur epiqendra e pandemisë së koronavirusit.

Ky hap vjen pasi UEFA, pezulloi në fundjavë dhe të gjitha ndeshjet e vlefshme për Champions League dhe Europa League./Opinion.al

Check Also

Ronaldo “thyen” karantinën – Opinion.al

Duket se për shkak të famës dhe popullaritetit, Christiano Ronaldo i ka lejuar vetes të thyejë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *