Monday , March 30 2020
Home / Sport / Kura ndaj koronavirusit, sulmuesi i Bayern dhuron 1 milion euro

Kura ndaj koronavirusit, sulmuesi i Bayern dhuron 1 milion euro

Koronavisuri vijon të përhapet në të gjithë botën duke shkaktuar mijëra viktima, ndërsa deri më tani ende nuk është gjetur kura për parandalimin e tij.

Shumë njerëz të njohur të botës së artit, muzik, sportit dhe biznesit i janë bashkuar emergjencës së ditëve të fundit me emrin koronavirus dhe kanë dhuruar fonde të mëdha në përpjekjet për të gjetur kurën për të luftuar këtë sëmundje vdekjeprurëse

Këtyre përpjekjeve i është bashkuar dhe sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski i cili ka dhuruar një milionë euro për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë. Luajmë në një skuadër. Të bëhemi të fortë në këtë luftë. Nëse mund t’i ndihmojmë dikujt, le ta bëjmë. Kjo situatë na prek të gjithëve, prandaj kërkojmë që t’i ndiqni me përpikmëri udhëzimet. Të jemi të përgjegjshëm”, shprehet Lewandowski për mediat gjermane./ Opinion.al

Check Also

Ronaldo “thyen” karantinën – Opinion.al

Duket se për shkak të famës dhe popullaritetit, Christiano Ronaldo i ka lejuar vetes të thyejë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *