Sunday , March 29 2020
Home / Lajme / Kosove / Kurti s’dha asnjë arsye për shkarkimin e Hotit: A do ta ‘spastrojë’ qeverinë nga ministrat e LDK-së?

Kurti s’dha asnjë arsye për shkarkimin e Hotit: A do ta ‘spastrojë’ qeverinë nga ministrat e LDK-së?

Albin Kurti nga dje është kryeministër në detyrë i Kosovës.
Qeveria e tij u rrëzua nga një mocion i mosbesimit që u inicua nga Lidhja
Demokratike e Kosovës e i cili në Kuvend mori 82 vota pro.

Rrëzimi i Albin Kurtit nga qeveria nuk ishte kryelajmi i
vetëm gjatë ditës së djeshme.

Në orët e mesnatës, Kurti mori vendim ta shkarkojë
zëvendësin e tij të parë në qeveri, Avdullah Hotin

Mirëpo shkarkimi i Hotit u bë në formë tjetër nga ai i Agim
Veliut. Në njoftimin e saj për shkarkim, qeveria nuk e bëri të ditur asnjë
arsye se pse Hoti u largua nga pozita e zëvendëskryeministrit.

Krejt çka u tha në komunikatën e mbrëmshme është se Kurti
mori vendim për lirimin nga detyra të Avdullah Hotit.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin
Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në
detyrë, z. Avdullah Hoti”, ishte fjalia e vetme në komunikatë, ku bashkëngjitur
me të ishte edhe vendimi në formë dokumenti.

Mosarsyetimi i vendimit për shkarkimin e Hotit, siç duket ka
lënë të kuptohet se Kurti mund të vazhdojë ende me shkarkime të ministrave të
LDK-së, për aq kohë sa qeveria e tij është në detyrë.

Rrethana të tilla nuk i mohoi as kreu i LDK-së, Isa Mustafa
që me një postim në mëngjesin e sotëm tha se partia e tij nuk do t’i largojë
ministrat nga qeveria, por që është në vullnetin e Kurtit nëse ai do të
vazhdojë të punojë me ta gjatë kësaj gjendje emergjente, apo do të bëj veprime
tjera, ashtu siç bëri mbrëmë me Avdullah Hotin.

“Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion
votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit
në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje
emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera,
ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë
mbrëmë para mesnate”, tha mes tjerash Mustafa.

Ndërkohë që mbetet të shihen veprimet e Kurtit gjatë ditëve
të ardhshme, në qeverinë që ai udhëheq tanimë si kryeministër në detyrë, janë
edhe pesë ministra të LDK-së; Lumir Abdixhiku, Vlora Dumoshi, Hykmete Bajrami,
Besian Mustafa e Anton Quni.

Kujtojmë, se prishja e koalicionit mes VV-së e LDK-së erdhi
pikërisht pas një shkarkimi të njëanshëm që Kurti  i bëri ministrit të partnerit të koalicionit,
Agim Veliut.

Në vend të këtij të fundit, ushtrues detyre tanimë është
Xhelal Sveçla i VV-së që në mandatin e kaluar kishte postin e deputetit.

Qeveria Kurti njëherit dje u bë qeveria më jetëshkurtër në
historinë e Kosovës, duke u rrëzuar veç 51 ditë pas formimit të saj. /Lajmi.net

The post Kurti s’dha asnjë arsye për shkarkimin e Hotit: A do ta ‘spastrojë’ qeverinë nga ministrat e LDK-së? appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Sllovenia ndan 3 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e saj nga koronavirusi

Alsat 2020-03-29T22:09:58+02:00 Lubjana zyrtare miratoi një ligj për të ndihmuar ekonominë vendore që të tejkalojë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *