Monday , March 30 2020
Home / Lajme / Kosove / Militantët e LVV’së organizojnë fushatë linçuese kundër LDK’së

Militantët e LVV’së organizojnë fushatë linçuese kundër LDK’së

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një mesazh në të cilin dërguesi po kërkon që të përkrahet Albin Kurti, ndërsa të fyhet Lidhja Demokrastike e Kosovës

“Përkrahne Albinin, hini në faqe
like&share. Fyni e shani LDK-në kishe jem votus tuaj po tash dolëm në VV.
Ma shumë se kurr kem nevojë mu aktivizu ne cdo profil qe mundeni”, shkruan në
mesazhin të cilin militantët e VV’së duket se po e dërgojnë tek qytetarët.

E pikërisht për këtë mesazh, ka reaguar
Rugova, i cili ka shkruar në Facebook se kështu po veprojnë brigadat e kuqe
kundër LDK-së.

“Ja se si veprojnë brigadat e kuqe kundër LDK-së! LDK ju ka qëndru shumë sfidave, kjo me këta majtistët e vegjël është cirkus për neve! Jemi në shekullin 21, çlirohuni njerëz!”, ka shkruar Rugova.

Ndërkohë, në seancën e së mërkurës ku u votua
mocioni i mosbesimin ndaj Qeverisë Klurti, disa nga deputetët e LDK-së kanë
treguar se në telefonët e tyre po arrijnë mesazhe me tekstin “Mos ma vjedh votën”.

Ishte Arban Abrashi, deputeti i LDK-së, ai i
cili në foltoren e Kuvendit e përmendi se po i arrijnë mesazhe të tilla, duke kërkuar
nga VV’ja që ti ndalojë këto praktika.

The post Militantët e LVV’së organizojnë fushatë linçuese kundër LDK’së appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Presidenti i rajonit të Lombardisë pret ekipin e mjekëve shqiptarë

Alsat 2020-03-29T20:29:30+02:00 “Sapo pritëm dhe falenderuam së bashku me delegacionin rajonal 10 mjekë dhe 20 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *