Monday , March 30 2020
Home / Lajme / Mposhti koronavirusin, i riu tregon si nisën simptomat

Mposhti koronavirusin, i riu tregon si nisën simptomat

30-vjeçari Erind Cara, me profesion fizioterapist, është një nga personat që mposhti koronavirusin dhe prej tre ditësh ka lënë spitalin Infektiv.

I riu, i cili do të qëndrojë për 14 ditë në vetëizolim, ka dhënë një intervistë përmes Skype-s për “News24”, ku ka rrëfyer simptomat e para të koronavirusit.

Cara thotë se gjithçka me një temperaturë dhe djersë, dhe që u përkufizua si ftohje. Por, pas bërjes së testit 30-vjeçari rezultoi pozitiv me COVID-19. Ai shton se pas rënies së temperaturës, kishte vështirësi në frymëmarrje.

Si e kuptove që ishte infektuar nga koronavirusi?
Erdhi si diçka e papritur. Bëj një jetë aktive, sportive. Shpresoj se erdhi si pasojë e një ftohje dhe u dobësua imuniteti. Kalova një ftohje në shtëpi, një javë me temperaturë dhe djersë shumë. Shkova tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’, pasi u shqetësova për frymëmarrjen. Atje bën analiza dhe tamponin e dola pozitiv.

Keni pasur kontakte me njerëz?

Kontakte s’di ta përkufizojë tamam, kam pasur kontakte shumë. Por mendoj se kam pasur një takim me një shokun tim që ka ardhur nga italian më 28 shkurt, ai nuk ka pasur simptoma. Ka qenë jeta ime normale, sport, fizioterapia, pacientët e mi. Se saktësoj dot se ku e kam marrë.

Kur ju nisën simptomat?
Më datën 5 mars ishte ai fillimi i temperaturës, që shkonte 37 e gjysmë – 38, ato djerset që shoqërojnë një grip normal. Nuk kisha kollë, asnjë shqetësim tjetër. Që në momentin që nisi kjo temperaturë kam qenë në shtëpi. Gjeja e vetme që kam bërë ka qenë një vizitë në datën 6 në Infektiv, duke menduar se ka qenë një virozë. E mora recetën e antibiotikëve që i mora në shtëpi pastaj. Për 5 ditë ishte antibiotik kokërr. Temperatura zgjati deri në 6 ditë, deri në 39 e ca. Më pas bëra një vizitë tjetër, fillova disa antibiotikë të tjerë, intra-antimuskular. Për të luftuar këtë pneumoni, ftohje që kisha marrë. Pastaj mbarova dhe këtë nuk kisha temperaturë. Por s’më dukej normale kjo pjesa e frymëmarrjes, se po lodhesha me pak gjera që po bëja. Shkova në Sanatorium dhe bëra skanerin dhe aty rrodhi e gjitha. U bë tamponi në Sanatorium dhe më pas u shoqërova në Infektiv për të pritur dhe rezultatin e tamponit. Në spitalin e Sanatoriumit nuk kam qëndruar shumë, s’kam pas kontakt. Gjendja e virusit ishte shpallur dhe masat ishin marrë. Në dhoma kam pasur një person në dhomë. Të infektuar kanë qenë gati te 30 persona.

Ka pasur persona me probleme në pavionin ku ju qëndronit?
Në pavionin tim nuk kanë pasur shumë problematike. Unë isha pak më mirë dhe i jepja ndonjë ndihmë si telefoni, atje diçka tjetër. Por jo më shumë. Për mua që isha në kontakt dhe me botën jashtë, mundohesha ti jepja kurajo dhe personave të tjerë. Lodhesha shpejt ose kur shkoja të bëja tek ambulanca e lagjes antibiotikët e ndieja që lodhesha e thosha ‘pse po ndodh kjo’.

Qendroni i izoluar në shtëpi? Si janë familjarët tuaj
Jam në shtëpi po bën 3 ditë. Familjarët e mi janë mirë falë Zotit. Jemi katër vetë, familja ime gëzon shëndet të plotë. Me të gjithë që kam pas kontakte janë shumë mirë, nuk kanë asnjë problem. Familjarët e mi nuk e kanë bërë testin. Jam në dhomën time, duke përdorur maskë dhe doreza, higjiena e çdo gjë tjetër./ Opinion.al

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Presidenti i rajonit të Lombardisë pret ekipin e mjekëve shqiptarë

Alsat 2020-03-29T20:29:30+02:00 “Sapo pritëm dhe falenderuam së bashku me delegacionin rajonal 10 mjekë dhe 20 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *