Monday , March 30 2020
Home / Lajme / Kosove / Ndeshje në Autostradën Prishtinë – Shkup, vdesin tre persona

Ndeshje në Autostradën Prishtinë – Shkup, vdesin tre persona

Tre persona kanë vdekur si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, saktësisht në afërsi të fshatit Babush.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar
Luljeta Mehmeti nga Policia e Kosovës.

Në aksident janë përfshirë tri vetura. Mehemti
thotë se autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00
ka ndodhur një aksident  trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën
Prishtinë – Shkup, në afërsi  të Babushit. Policia e Kosovës i është
përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet
Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës”,
konfirmon Mehmeti.

Tutje, Mehmeti tregon se tre personat e përfshirë
në aksident kanë vdekur.

“Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë
konstatuar vdekjen e tre personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera
janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti.

The post Ndeshje në Autostradën Prishtinë – Shkup, vdesin tre persona appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Presidenti i rajonit të Lombardisë pret ekipin e mjekëve shqiptarë

Alsat 2020-03-29T20:29:30+02:00 “Sapo pritëm dhe falenderuam së bashku me delegacionin rajonal 10 mjekë dhe 20 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *