Sunday , March 29 2020
Home / Teknologji / Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat

Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat

Në Janar Dell prezantoi një softuer të quajtur Mobile Connect dhe premtoi që në pranverë do të jetë i disponueshëm edhe në iPhone.

Prodhuesi i kompjuterëve ka përditësuar Mobile Connect për të ofruar transferimin e përmbajtjes mes iPhone dhe kompjuterit tuaj Dell por jo vetëm.

Përdoruesit mund të komandojnë iPhone e tyre direkt nga kompjuteri. Shkëmbimi i përmbajtjeve është i kufizuar në vetëm foto dhe video por besojmë se është e mjaftueshme duke qenë se shumica e përdoruesve duan të ruajnë fotot në telefon.

Komandimi i ekranit të iPhone është ajo çfarë prisni. Në kompjuter shfaqet ekrani i iPhone që mund ta komandoni dhe kontrolloni me tastierë, maus ose ekran me prekje.

Me ndryshimet e fundit Mobile Connect tashmë ofrojnë funksionalitete të njëjta mes përdoruesve Android dhe atyre të iPhone. Aktualisht aplikacioni i Dell është një opsion më i mirë krahasuar me Microsoft Your Phone. /PCWorld Albanian

The post Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat appeared first on PCWorld Albanian.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Më 3-5 Prill hakatoni Hack the Crisis Albania në kërkimin të zgjidhjeve për të kapërcyer krizën e koronavirusit

Koronavirusi mund të na ketë mbyllur brenda kufijve të shtëpisë por jo të imagjinatës. Nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *