Monday , March 30 2020
Home / Lajme / Pacienti nga Tetova i paralizuar, Filipçe: Nuk e dimë si është infektuar

Pacienti nga Tetova i paralizuar, Filipçe: Nuk e dimë si është infektuar


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë prononcimit për mediat sot foli edhe për rastin e parë me koronavirus në Tetovë. Ai tha se pacienti në fjalë është i paralizuar dhe nuk e dimë si mund të ketë rënë në kontakt me virusin. Ai shpjegoi vetëm intenerarin që ka pasur ky pacient. Sipas ministrit pacienti nga data 9 deri më 23 mars ka qëndruar i shtruar në Entin e Rehabilitimit në Kapishtec, Shkup, më pas është dërguar në Tetovë, por për shkak të rritjes së temperaturës i është bërë një test për koronavirus dhe ka dalë pozitiv, më pas nëpërmjet repartit infektiv në Tetovë është dërguar për kurim në klinikën infektive në Shkup. Ministri po ashtu tha se sot kanë punuar në mënyrë intensive në Tetovë për të identifikuar personat që mund të ketë infektuar pacienti në fjalë dhe janë testuar 14 mjekë me të cilët pacienti ka pasur kontakt gjatë terapisë fizikale.



Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Presidenti i rajonit të Lombardisë pret ekipin e mjekëve shqiptarë

Alsat 2020-03-29T20:29:30+02:00 “Sapo pritëm dhe falenderuam së bashku me delegacionin rajonal 10 mjekë dhe 20 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *