Friday , June 5 2020
Home / Lajme / Presidenti i rajonit të Lombardisë pret ekipin e mjekëve shqiptarë

Presidenti i rajonit të Lombardisë pret ekipin e mjekëve shqiptarë


“Sapo pritëm dhe falenderuam së bashku me delegacionin rajonal 10 mjekë dhe 20 infermierë të cilët arritën nga Shqipëria”, deklaroi presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ne po përballemi me një moment shumë të vështirë për rajonin dhe vendin tonë, dhe do kemi parasysh se ka në botë edhe kombe që po na gjenden me një ndihmë të fortë e cila në këtë moment është shumë e domosdoshme”, shtoi ai.

Kjo ndihmë do të jetë një përforcim i rëndësishëm për strukturat tona të qytetit të Breshias, që siç e dini janë më të impenjuarat në luftën ndaj COVID-19?, shtoi Fontana.



Burimi i lajmit: Linku

Check Also

114 gjoba për mosrespektim të orës policore dhe 451 për mosmbajtje të maskës – ALSAT-M

Alsat 2020-06-05T21:29:51+02:00 Policia gjatë ditës së sotme në rang vendi ka vendosur plot 114 gjoba …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *