Sunday , March 29 2020
Home / Lifestyle / Pse është sapuni “arma” më efektive kundër koronavirusit

Pse është sapuni “arma” më efektive kundër koronavirusit

Një nga këshillat kryesore në luftën kundër koronavirusit, përpos karantinës në shtëpi, është larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun.

Mjekët dhe hulumtuesit jo vetëm mendojnë se kjo nuk është thjesht një masë higjienike bazike, por që kemi të bëjmë me një nga armët më efektive jo vetëm kundër koronavirusit, por edhe ndaj disa viruseve të tjerë, potencialisht edhe më të rrezikshëm, si hepatiti A, meningjiti e të tjerë.

Por pse sapuni është kaq i efektshëm?

Koronavirusi, ka një shtresë lipidesh, pra dhjami, që e karakterizon. Kjo veçori, e bën sapunin tejet të efektshëm ndaj këtij virusi, ashtu siç mund të ndodh me një pjatë me yndyrë, “që lahet më thjesht me sapun sesa me ujë”, siç thotë edhe shefi i infektivit pediatrik të spitalit të Pittsburg, i intervistuar nga CNN.

Jo vetëm sapuni e pastron virusin, por sipas ekspertëve edhe “e deaktivizon atë, e pengon të hyj në celulat e njeriut”.
Ndërkohë, është e rëndësishme të nënvizohet sesi nuk mjafton që të lahen duart me sapun, por që nga fërkimi i duarve të krijohet shkumë, sepse shkuma siguron që viruset dhe bakteret e “mbytura” nga sapuni të ikin nga trupi.

Dhe kjo është edhe arsyeja pse shpesh herë larja me sapun është edhe më i rëndësishëm se larja me dezinfektantët me bazë alkooli. Këto të fundit e vrasin virusin, por nuk arrijnë ta zhdukin nga trupi, si sapuni që gjejmë në çdo banjo./Opinion.al

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Pangolinat kanë sjellë virusin por ka ende një mister që mundon studiuesit

Pangolina është kafsha ku janë zbuluar se ka më shumë viruse të lidhura ngushtë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *