Friday , April 3 2020
Home / Sport / Ronaldo kthen hotelet e tij në qendra për kurimin e koronavirusit

Ronaldo kthen hotelet e tij në qendra për kurimin e koronavirusit

Koronavirusi ka prekur edhe sportin. Disa nga ekipet më të mëdha në botë si Arsenal, Chelsea, Juventus apo Real Madrid janë në karantinë pasi lojtarë ose pjesëtarë të stafit të tyre kanë rezultuar pozitiv gjatë testimit.

Një nga lajmet që mori vëmendje disa ditë më parë ishte izolimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldo në vendlindjen e tij në Madeira. Ai po qëndronte atje për ti qëndruar pranë mamasë së tij e cila ishte sëmurë por jo nga koronavirusi. Më vonë, Ronaldo bëri edhe analizat ku rezultoi negativ për COVID-19.

Sot ai ka njoftuar se do të angazhohet drejtpërdrejtë në përballimin e përhapjes së koronavirusit. Ronaldo ka vendosur që të kthejë të gjithë rrjetin e hoteleve të tij “CR7” në Portugali në qendra për kurimin e personave të prekur nga pandemia. Ai deklaroi gjithashtu se do të mbulojë të gjitha shpenzimet nga pajisjet, pagat e mjekëve dhe ilacet që do të përdoren për të sëmurët.

Mesazhi i tij është i qartë, personat që kanë të ardhura të konsiderueshme mund të kontribuojnë gjithashtu për vendin e tyre në këtë kohë të vështirë që po kalon bota. /Opinion.al

Check Also

Wilmbledon anulohet për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore

Wimbledon është anuluar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *