Monday , March 30 2020
Home / Lajme / Sa fëmijë janë infektuar në Shqipëri,mjekja jep detaje për gjendjen e tyre

Sa fëmijë janë infektuar në Shqipëri,mjekja jep detaje për gjendjen e tyre

Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë, zbuloi se në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur me koronavirus.

“Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli në një lidhje të drejtpërdrejtë me A2.

Kur u pyet nëse ka një trajtim të veçantë për fëmijët, Kuli tha se përdorimi i antibiotikëve tolerohet më mirë nga fëmijët:

“Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve. Por, nëse pas 4-5 ditësh fëmija ka shenja të rënduara, si frymëmarrje të vështirë apo kollë të fortë, duhet të drejtohemi te mjeku pediatër ose duke komunikuar me 127-n”, shtoi shefja e infektivit të pediatrisë.

Sipas Kulit, nëse do të ketë raste të fëmijëve që do të shtrohen në spital, “fëmijët do të kenë pavion të tyre, me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit”./Opinion.al

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Presidenti i rajonit të Lombardisë pret ekipin e mjekëve shqiptarë

Alsat 2020-03-29T20:29:30+02:00 “Sapo pritëm dhe falenderuam së bashku me delegacionin rajonal 10 mjekë dhe 20 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *