Friday , June 5 2020
Home / Lajme / Kosove / SHBA, teste gjaku për të identifikuar personat me imunitet ndaj COVID-19

SHBA, teste gjaku për të identifikuar personat me imunitet ndaj COVID-19

Në Shtetet e Bashkuara laboratorët po nxitojnë të prodhojnë teste gjaku për të identifikuar ata persona që janë shëruar nga koronavirusi. Studiuesit thonë se personat që cilët kanë fituar imunitet ndaj sëmundjes, mund të jenë ndër të parët që mund t’i kthehen jetës normale. Aktualisht nuk dihet numri i saktë i njerzve që kanë arritur ta mposhtin virusin. Gjithashtu është e paqartë se për sa kohë një person mund të jetë imun ndaj COVID-19.

Një metodë e re e
testimit te gjakut mundëson zbulimin e atyre personave që kanë fituar imunitet
ndaj koronavirusit një zhvillim që vjen ndërsa ekspertët në Shtetet e Bashkuara
po punojnë pa pushim për të identifikuar me mijëra persona te prekur prej
virusit vdekjeprurës.

Një testim i
tillë mund të sillte një ndryshim radikal në betejën për të ndalur infeksionin si
dhe mund të rikthente ekonominë ne shina.

Disa laboratorë e
kompani mjeksore po nxitojnë të prodhojne kite testesh të reja te cilat mund të
identifikojnë antitrupa që luftojnë sëmundjen tek njerëz të cilat janë prekur
nga COVID-19 dhe më pas janë shëruar.

Tek shumë vetë
sëmundja shfaqet me simptoma të lehta. Të tjerë janë shëruar pa e kuptuar se
kanë qenë të prekur apo pa vënë re ndonjë simptomë.

Kërkues shkencor
te shkollës së mjekësisë “Mount Sinai Ichan” në Nju Jork thonë se kanë arritur
të prodhojnë një nga testet e para për identifikimin e antitrupave ndaj
COVID-19.

Një prej
kërkuesve i tha agjencisë “Reuters” se “personat që kanë fituar imunitet mund
të jenë ndër të parët që mund t’i kthehen jetës normale e të nisin gjithçka nga
e para”.

Disa kompani
private kanë nisur të tregtojnë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës teste
gjaku që identifikojnë antitrupat ndaj COVID-19. Teste të tilla janë
relativisht të lira dhe për t’u kryer kërkojnë thjesht marrjen e gjakut me një
shpim të gishtit. Disa prej tyre mund të japin rezultate brenda 10 apo 15
minutave. Kjo mund të rrisë në mënyrë dramatike numrin e personave të
identifikuar si imunë ndaj sëmundjes krahasuar me teste të tjera
diagnostikuese. Aktualisht nuk dihet numri i saktë i njerëzve që kanë arritur
ta mundin virusin. Gjithashtu është e paqartë se për sa kohë një person mund të
jetë imun ndaj COVID-19.

Disa ekspertë të
shëndetit publik thonë se nëse testet e imunitetit do të kryhen në një shkallë
të gjerë, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata të ndihmës së parë duhet të
kenë prioritet. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve
njoftoi se po kryen kërkime të thelluara për versionin e saj te testimit të
antitrupave, por nuk dha asnjë afat se kur pritet të ndodhë një e tillë.

The post SHBA, teste gjaku për të identifikuar personat me imunitet ndaj COVID-19 appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore në Shqipëri – ALSAT-M

Alsat 2020-06-05T21:40:51+02:00 Këshilli politik në Shqipëri ka arritur dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve të ardhshme. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *