Sunday , March 29 2020
Home / Teknologji / Telefoni i vitit i Huawei ka diçka që nuk shkon me të

Telefoni i vitit i Huawei ka diçka që nuk shkon me të

Huawei prezantoi ditën e sotme telefonët e ri flagship: P40, P40 Pro dhe P40 Pro+. Telefonët e mrekullueshëm në pamje vinë me harduer impresionues.

Por duhen vetëm pak minuta për të kuptuar se diçka nuk shkon me këta telefonë. Nuk kanë Gmail, as Google Maps e as Google Play Store.

Vitin e kaluar qeveria Amerikane i ndaloi firmave Amerikane ti shesin teknologji apo të bëjnë biznes me Huawei. Edhe pse kompania Kineze mund të shesë vetëm telefonë pa aplikacionet e Google, Huawei ka vendosur të mos qëndrojë në vend duke prezantuar telefonë flagship me ritmin normal.

Mbase një ditë do të mund të rikthejë shërbimet e Google në telefonët e saj. Aktualisht përdor një version “open-source” të Android por pa funksionet që e lidhin me shërbimet e Google.

Kompania ka filluar të lançojë dyqanin e saj të aplikacioneve për të kompensuar mungesën e Google Play Store.

Në Kinë shërbimet e Google janë të bllokuara por jashtë Kinës blerja e një P40 do të ishte marrëzi. Një telefon me Android-in e Google ose iOS është i pavlefshëm.

Ekranet

Modeli standard P40 vjen me ekran 6.1-inç i cili “derdhet” mbi pjesët anësore të telefonit si një ujëvarë. Dizajni i ekranit është inspiruar nga tensioni sipërfaqësor i ujit dhe ndihmon telefonin të distancohet nga turma e smartfonëve me ekrane të njëjta.

P40 Pro dhe P40 Pro Plus kanë të njëjtin ekran prej 6.58-inç 2640×1200 me të njëjtin dizajn si modeli standard. Skajet janë të vogla ku në P40 matet vetëm 2.65mm në krye dhe 1.71mm në pjesët anësore.

Të tre telefonët kanë një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran që është 30% më i madh dhe 30% më i shpejtë. Nëse po kërkoni kyçje biometrike P40 e ofron atë falë sistemit me dy kamera frontale dhe një sensor me infra të kuqe që punon edhe në dritë të pakët.

P40 ju njeh fytyrën me ose pa syze dhe teknologjia biometrike është super e shpejtë.

Kamerat

Kamerat kanë qenë gjithmonë një pikë e fortë e serive P40. Tre modelet kanë një sensor kryesor 50-megapiksel dhe kompania është përpjekur të gjejë balancën mes madhësisë së pikselëve dhe të sensorit.

Në standardin P40, kjo kamër shoqërohet nga një ultra-wide me 16-megapiksel dhe një telefoto 8-megapiksel me zmadhim optik 3x.

P40 Pro ka sensor 40-megapiksel ultra-wide, 12-megapiksel telefoto 5x dhe një sensor Time-of-Flight.

P40 Pro Plus shkon më larg sepse sensori 8-megapiksel telefoto ka zmadhtim optik 10x falë arkitekturët periskop.

Një zmadhim i tillë kërkon stabilitet dhe Huawei ka përdorur inteligjencën artificiale për këtë qëllim.

Kur flitet për video të tre telefonët mund të kapin ISO me 51200, ultra-slowmotion, HDR dhe 4K timelapse. Në pjesën ballore gjendet një konfigurim me dy kamera selfie prej 32-megapiksel.

Performanca dhe çmimi

Familja P40 vjen me procesorin Kirin 990 dhe një çip 5G. Ekrani i telefonëve është 90Hz por mund të zbritet në 60Hz për të kursyer baterinë.

Telefoni shitet në disa konfirgurime nga data 7 Prill me modelin bazë P40 për 799 euro për 8GB RAM dhe 128GB memorie. P40 Pro fillon nga 999 euro për 8GB RAM dhe 256GB memorie. Sakaq P40 Pro+ shkon në 1,399 eurp për modelin 8GB RAM dhe 512GB memorie. Ky i fundit del në shitje në Qershor. /PCWorld Albanian

The post Telefoni i vitit i Huawei ka diçka që nuk shkon me të appeared first on PCWorld Albanian.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Më 3-5 Prill hakatoni Hack the Crisis Albania në kërkimin të zgjidhjeve për të kapërcyer krizën e koronavirusit

Koronavirusi mund të na ketë mbyllur brenda kufijve të shtëpisë por jo të imagjinatës. Nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *