Monday , March 30 2020
Home / Lajme / Diaspore / Tre të vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë – Shkup

Tre të vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë – Shkup

Tre perosna kanë ndërruar jetë sot gjatë një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit, njofton Klan Kosova.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Luljeta Mehmeti nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ekipet mjekësore si dhe kompanitë për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e autostradës”.

“Si pasojë e aksidentit, ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave. Njësitë policore dhe institucionet e tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti, përcjell Albinfo.ch.

The post Tre të vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë – Shkup appeared first on Albinfo.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Presidenti i rajonit të Lombardisë pret ekipin e mjekëve shqiptarë

Alsat 2020-03-29T20:29:30+02:00 “Sapo pritëm dhe falenderuam së bashku me delegacionin rajonal 10 mjekë dhe 20 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *