Friday , April 3 2020
Home / Sport / UEFA pezullon ndeshjet e Champions League

UEFA pezullon ndeshjet e Champions League

UEFA ka pezulluar ndeshjet Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon, të vlefshme për Champions League.

Këto dy ndeshje ishin programuar për t’u luajtur javën e ardhshme.

Në rastin e City-Real, UEFA e mori këtë vendim pas futjes në karantinë të madrilenëve, si rrjedhojë e daljes pozitiv të një lojtari të ekipit të basketbollit të Realit.

Në rastin e Juve-Lyon, pezullimi i ndeshjes ishte edhe më i domosdoshëm, pasi mbrojtësi bardhezi Rugani doli pozitiv me koronavirus.

Ende nuk ka një vendim për ndeshjet Bayern-Chelsea dhe Barcelona-Napoli./Opinion.al

Check Also

Wilmbledon anulohet për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore

Wimbledon është anuluar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *