Saturday , May 30 2020
Home / Sport / A do të rifillojë Seria A, vendimi i qeverisë jep optimizëm

A do të rifillojë Seria A, vendimi i qeverisë jep optimizëm

Seria A ka hedhur një hap konkret drejt rifillimit të kampionatit, pasi qeveria vendosi që klubet mund të rinisin stërvitjet ekipore prej 18 majit.

Deri më tani, futbollistët ishin lejuar që të zhvillonin seanca stërvitore individuale. Lojtarët ndaheshin në grupe të vogla dhe punonin duke respektuar distancat e sigurisë. Madje, në disa raste një sportist kishte gjysmën e fushës në dispozicion për t’u stërvitur.

Serie A është pezulluar prej datës 9 mars dhe qeveria ende nuk ka dhënë verdiktin final, nëse ky sezon do të përfundojë në fushë, apo duhet të anulohet.

Për këtë arsye, vendimi për t’i hapur rrugën stërvitjeve në grup shihet me optimizëm. Por, që kjo të realizohet, skuadrat duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollin shëndetësor të hartuar nga federata dhe të miratuar me disa ndryshime nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Sporteve./Opinion.al

Check Also

Ky është kampionati i parë që do të rinisë me tifozë

Sport Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al >> KËTU Pas ndërprerjes për shkak të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *