Saturday , May 30 2020
Home / Lajme / COVID 19/ Pipero: Në fund të majit sugjeroj të hapen edhe fundjavat

COVID 19/ Pipero: Në fund të majit sugjeroj të hapen edhe fundjavat

Edhe pse situata po shkon drejt përmirësimit, Shqipëri vijon të regjistroi raste të reja me koronavirus.

Lidhur me situatën në vendin tonë ka folur mjeku Pëllumb Pipero, ka thënë se në fund të këtij muaji Shqipëria nuk do të ketë më kufizime në lëvizje.

Mjeku theksoi se intensiteti i virusit ka rënë dhe se numrat janë në ulje të qëndrueshme, po ashtu ai shtoi se rastet në vendin tonë përgjithësisht janë asimptomatikë

Në lidhje me grumbullimin e njerëzve në protesta, Pipero tha se nëse do ketë shtim rastesh pas 10 apo 14 ditësh, tregon se pikërisht këto grumbullime janë bërë shkaktaret.

“Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes. Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet…Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Mosrespektimi i masave do të shkaktojnë pasoja afatgjate – ALSAT-M

Alsat 2020-05-30T12:14:49+02:00 Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, njoftoi sot se numrat e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *