Saturday , May 30 2020
Home / Teknologji / Facebook krijon një version të Messenger Rooms për kompanitë e bizneset

Facebook krijon një version të Messenger Rooms për kompanitë e bizneset

Javën e kaluar Facebook prezantoi Messenger Rooms, një shërbim video-chat dhe një konkurrent potencial i Zoom. Tashmë rrjeti social do të sjellë këtë shërbim edhe në platformën Workplace që është alternativa e Facebook për Slack.

Quajtur Workplace Rooms, shërbimi i ri mund të hostojë video dhe biseda deri në 50 persona njëherazi.

Nuk ka limit sesa të gjata duhet të jenë takimet dhe as nuk duhet të jeni pjesë e Workplace për tu bashkuar një bisede. Përdoruesit e Workplace mund të krijojnë një video thirrje përmes një lidhje në Workplace Chat, Groups, News Feed ose Portal dhe ta ndajnë atë në një bisedë, e-mail, postim ose SMS.

Krijuesit e një video thirrje mund të bllokojnë hyrjen e të tjerëve në grup, të heqin pjesëmarrës ndërsa këta të fundit kanë mundësinë të ndajnë edhe ekranin e kompjuterit gjatë bisedës.

Lëvizja e Facebook e shtyn rrjetin social në një konkurrencë direkt me Zoom. Është gjithashtu një goditje për Slack që muajin e kaluar shtoi opsionin e video thirrjeve të Microsoft Teams.

Sipas Facebook, Workplace kishte 5 milionë përdorues me pagesë, një rritje me 2 milionë që prej Tetorit të 2019-ës. Si me çdo shërbim tjetër video-conferencing, Workplace Rooms duhet të fitojë besimin e përdoruesve përpara se të bien pre e skandaleve të privatësisë si në rastin e Zoom. /PCWorld Albanian

The post Facebook krijon një version të Messenger Rooms për kompanitë e bizneset appeared first on PCWorld Albanian.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Shpallet fituesi i Red Bull Solo Q Albania Qualifiers

Në fillim të muajit maj, Red Bull dhe GameON Albania nisën fazën kualifikuese të Red Bull Solo Q, kampionatit më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *