Saturday , May 30 2020
Home / Lajme / Kosove / Franca lejon rifillimin e tubimeve fetare

Franca lejon rifillimin e tubimeve fetare

Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar se do ta lejojë rifillimin e tubimeve fetare pas dy muajve të ndalimit si pasojë e pandemisë. Megjithatë, besimtarët do të jenë të obliguar që të vendosin maska.

Njoftimi për lejimin e tubimeve fetare nga kjo
ministri u dha në orët e vona të së premtes. Sipas vendimit, do të shfuqizohet
masa e ndalimit të tubimeve, që kishte hyrë në fuqi në mars, shkruan
“France24”, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, besimtarët duhet t’i respektojnë
disa rregulla për ta shfrytëzuar këtë të drejtë, përfshirë vendosjen e maskave,
mbajtjen e distancës prej së paku një metri dhe pastrimin e duarve.

Qeveria franceze më herët gjatë këtij muaji i
kishte lehtësuar disa masa kufizuese, por e mbajti në fuqi ndalimin e tubimeve
fetare. Kjo kishte nxitur ankesa nga grupet fetare, të cilat thanë se janë duke
u trajtuar në mënyrë të padrejtë.

Myslimanët, të cilët e përbëjnë rreth 9 për
qind të popullsisë së Francës, këtë fundjavë e festojnë Fitër Bajramin, që shënon
fundin e muajit të agjërimit.

The post Franca lejon rifillimin e tubimeve fetare appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Mosrespektimi i masave do të shkaktojnë pasoja afatgjate – ALSAT-M

Alsat 2020-05-30T12:14:49+02:00 Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, njoftoi sot se numrat e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *