Saturday , May 30 2020
Home / Lajme / Kosove / Historia e Fadil Ramës që ndihmon 92 vjeçaren serbe vërshon mediat nëpër botë

Historia e Fadil Ramës që ndihmon 92 vjeçaren serbe vërshon mediat nëpër botë

Kosova shquhet për tolerancë fetare dhe ndëretnike. E rasti i Fadil Ramës që kujdeset dhe i jep ushqim një gruaje të moshuar të nacionalitetit serb e cila ka ngelur e vetme ne shtëpi në fshatin Vaganesh të Kamenicës është shembulli më i mirë që e dëshmon një gjë të tillë, shkruan Gazeta Express.

Fadil Rama nga fshati Strezofc i Kamenicës
çdo tre ditë merr rrugën për t’i dërguar ushqim Vlladica Diçiqit (92 vjeç) e
cila jeton e vetme në fshat e braktisur nga të gjithë.

E për një storie të tillë tashmë po shkruajnë një numër i madh i mediave të huaja. Në rrjetin social twitter është duke pasur një shpërndarje të jashtëzakonshme të historisë së Fadil Ramës që ndihmon gruan e moshuar të nacionalitetit serb.

Pashmangshëm edhe mediat serbe kanë shkruar rreth humanizmit të Fadil Ramës./Express/

The post Historia e Fadil Ramës që ndihmon 92 vjeçaren serbe vërshon mediat nëpër botë appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Mosrespektimi i masave do të shkaktojnë pasoja afatgjate – ALSAT-M

Alsat 2020-05-30T12:14:49+02:00 Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, njoftoi sot se numrat e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *