Saturday , May 30 2020
Home / Sport / Konfirmohen 6 të infektuar me COVID-19 në Premier League

Konfirmohen 6 të infektuar me COVID-19 në Premier League

Sport


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Gjashtë persona mes tre ekipeve të Premier League janë konfirmuar pozitivë për koronavirus. Lajmin e bëri të ditur federata e futbollit anglez por pa përmendur emra.

Mes të infektuarve ka lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të ekipeve. Ata do të izolohen për një periudhë një javore. Testimi është kryer të shtunën dhe të dielën, në kuadër të “Projektit Rifillim”, ku janë testuar deri më tani 748 lojtarë dhe pjesë e stafit të ekipeve të kampionatit anglez të futbollit.

Klubet e Premier League tashmë mund të stërviten edhe në mënyrë kolektive, edhe pse çdo pajisje sterilizohet pas çdo sesioni.

Mendohet se 12 qershori mund të jetë data e rinisjes së kampionatit, por ende nuk ka konfirmime zyrtare dhe jo pak institucione janë ende skeptike. /Opinion.al

Check Also

Ky është kampionati i parë që do të rinisë me tifozë

Sport Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al >> KËTU Pas ndërprerjes për shkak të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *