Saturday , May 30 2020
Home / Lajme / Bota / Koronavirusi/ Barzili, vendi i dytë në botë me më shumë të infektuar

Koronavirusi/ Barzili, vendi i dytë në botë me më shumë të infektuar

Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në Brazil, cili ka kaluar dhe Rusinë sa i takon numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Brenda 24 orëve në Brazil u regjistruan 20,803 raste të reja duke u bërë kështu vendi i dytë në botë më i prekur nga pandemia.

Më i prekur deri tani është São Paulo, ku jetojnë 46 milionë njerëz dhe i cili ka regjistruar 76.871 raste dhe 5.773 vdekje, të cilat përfaqësojnë gati 30% të të gjitha vdekjeve në vend.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 672,770 raste të reja infeksioni dhe më shumë se 37 mijë viktima në të 34 shtetet e Amerikës Latine.

Peruja ka regjistruar 111,698 të infektuar dhe 3,244 viktima, Kili (61,857 dhe 630) Meksik (59.567 dhe 6,510), Ekuadori (35.828 dhe 3.056), Kolumbia (18.330 dhe 652), Republika Dominikane (13.989 dhe 456), Panama (10.116 dhe 291), Argjentinë (10.649 dhe 433) dhe Bolivi (5.187 dhe 215)./ Opinion.al

Check Also

Protestat në SHBA/ Qëllohet mbi turmën, humb jetën një 19-vjeçar

Vrasja e George Floyd në SHBA ka nxitur një valë protestash të dhunshme në të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *