Saturday , May 30 2020
Home / Lajme / Koronavirusi, ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Koronavirusi, ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja. Rastet e reja u shënuan; 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, ndërsa në total janë shëruar 783 persona.

Aktualisht, numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 989. Ndërkohë, për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete.  Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020)

Testime totale 14459
Testime molekulare 13133
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 989
Raste të shëruara 783
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 62
Durrës 50
Krujë 27
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet edhe për 14 ditë të tjera – ALSAT-M

Alsat 2020-05-30T13:38:08+02:00 Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është sjell vendim për vazhdimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *