Saturday , May 30 2020
Home / Sport / Ndryshime në F1, Vettel largohet nga Ferrari

Ndryshime në F1, Vettel largohet nga Ferrari

Sebastian Vettel ka vendosur të mos rinovojë kontratën me skuderinë Ferrari duke pranuar kështu largimin në fund të vitit 2020 nga skuadra italiane.

Pilotit gjerman i skandonte kontrata në fund të këtij viti por prej disa muajsh të dyja palët nuk arritën të kishin sukses në negociatat mes tyre.

4 herë kampioni i botës ka kaluar 5 vite te Ferrari por nuk arriti të sjellë asnjëherë titullin kampion te “kokëkuqja”. Megjithatë ai do të ketë mundësi edhe një vit ta provojë ta bëjë një gjë të tillë megjithëse ende nuk dihet se kur do të rinisin garat e Formula 1.

Vendin e tij ende nuk dihet se kush do ta zërë. Një emër që ka qarkulluar në media është ai i spanjollit Carlos Sainz por asnjë gjë nuk është e konfirmuar. Skuderia ka të siguruar pilotin e parë gjithësesi, pilotin 22 vjeçar Charles Leclerc.

Vettel nuk dihet ende nëse do të vijojë karrierën në F1 pas këtij viti apo do të tërhiqet përfundimisht. /Opinion.al

Check Also

Ky është kampionati i parë që do të rinisë me tifozë

Sport Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al >> KËTU Pas ndërprerjes për shkak të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *