Saturday , May 30 2020
Home / Lajme / Rikthimi i besimtarëve në kisha, rregullat e reja

Rikthimi i besimtarëve në kisha, rregullat e reja

Nisur nga kjo e hënë, besimtarët katolikë do rikthehen në kisha, por vendimi vjen me rregullat të reja.

Dezinfektimet e ambienteve të kishës dhe ajrosja e tyre është kërkuar si kusht nga ekspertët, ndërsa Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Masaffra rikujton distancat fizike.

“Të respektohet distanca, që është të paktën 1 – 1,5 metra. Por personat që janë të së njëjtës familje mund të rrinë së bashku. Nuk do të japim dorën por mund të japim një buzëqeshje apo urim, pa u prekur me dorë.

“Meshtarët të parapëlqejnë kremtimet jashtë, kur e mundëson koha dhe të kihet parasysh që vendi i ujit të bekuar të jetë i zbrazur. Edhe kungimi të jepet në dorë. Edhe pse ka pasur kundërshtime, u kam thënë që fillimisht kështu bëhej kungimi, më pas, në Mesjetë, filloi të jepej në gojë”, tregon Masaffra duke treguar se kanë ndryshuar edhe elementët e ceremonive fetare.

Situata e pandemisë ka bërë që për më shumë se 2 muaj besimtarët katolikë të qëndrojnë larg objekteve të kultit./Opinion.al

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet edhe për 14 ditë të tjera – ALSAT-M

Alsat 2020-05-30T13:38:08+02:00 Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është sjell vendim për vazhdimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *