Saturday , May 30 2020
Home / Lajme / Kosove / Sot riatdhesohen 138 qytetarë të Kosovës që udhëtuan nga Londra

Sot riatdhesohen 138 qytetarë të Kosovës që udhëtuan nga Londra

Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar se 138 qytetarë të Kosovës sot udhëtuan për në Prishtinë nga kryeqyteti britanik.

Ambasada e Kosovës në Londër përmes një postimi në Facebook ka thënë se 138 qytetarët që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada do të riatdhesohen në Kosovë,raporton Gazeta Express.

“Sot u
realizua fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga
Londra për në Prishtinë.138 qytetar që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar,
Irlandë dhe Kanada sot udhëtuan për në Prishtinë nga Londra”, thuhet në
njoftim.

Ambasada ka falenderuar bashkëatdhetarët dhe institucionet e Kosovës
për koordinim profesional.

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkur për bashkëpunim të jashtëzakonshëm.E gjithë kjo punë e palodhshme u realizua nga e Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova dhe diplomatet znj. Vjollca Halimi dhe znj. Liridona Hertica, të cilat me punë dhe përkushtim maksimal ishin në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Udhëtarëve që sapo arritën në vendlindje ju urojmë çdo të mire”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Express/

The post Sot riatdhesohen 138 qytetarë të Kosovës që udhëtuan nga Londra appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Mosrespektimi i masave do të shkaktojnë pasoja afatgjate – ALSAT-M

Alsat 2020-05-30T12:14:49+02:00 Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, njoftoi sot se numrat e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *