Saturday , May 30 2020
Home / Lajme / Bota / Të nuhasësh koronavirusin, “detyra” e re e qenve francezë

Të nuhasësh koronavirusin, “detyra” e re e qenve francezë

Disa veterinerë francezë po shpresojnë shumë që të përdorin qentë për të nuhatur koronavirusin te njerëzit e infektuar, përmes erës së veçantë të djersës së tyre.

Skuadra kërkimore, po punon për këtë projekt, duke përdorur qentë e kërkimit nga zjarrfikësit e “Seine-et-Marne”.

Qentë prezantohen me tre kampionë të ndryshëm, djersë nga një njeri që ka rezultuar pozitiv në test, një që ka rezultuar negativ dhe një neutral. Nëse qeni gjen kampionin e duhur, atëherë merr si shpërblim lodrën e preferuar.

Profesori Dominique Grandjean, i cili udhëheq studimin në Shkollën Kombëtare të Veterinarisë “Alfort”, thotë se djersa e njerëzve të infektuar me COVID-19 ka një erë karakteristike. Deri tani, qentë kanë arritur një nivel suksesi në 86%.

Megjithatë, studimi është në fazat fillestare dhe për t’u miratuar si i saktë do të duhen prova mjekësore. Nëse miratimi merret, Grandjean beson se qentë e parë mund të futen në punë brenda një muaji./Opinion.al

Check Also

Protestat në SHBA/ Qëllohet mbi turmën, humb jetën një 19-vjeçar

Vrasja e George Floyd në SHBA ka nxitur një valë protestash të dhunshme në të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *