Saturday , May 30 2020
Home / Lajme / Tubimi për teatrin në Durrës, policia procedon dy organizatorët

Tubimi për teatrin në Durrës, policia procedon dy organizatorët

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vijuar sot aksionin e saj në Durrës ku ka kërkuar firmosjen e peticionit për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar siç ishte.

Në përfunditm të tubimit, policia e Durrësit ka njoftuar se ka proceduar në gjendje të lirë dy organizatorët e saj, Robert Budina dhe kreut të degës së PD së Durrësit, Ferdinand Xhaferri.

Ata akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”.

Njoftimi i policisë:

Procedohen në gjendje të lirë 2 organizatorë, për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– R.B., 56 vjeç;
– F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet edhe për 14 ditë të tjera – ALSAT-M

Alsat 2020-05-30T13:38:08+02:00 Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është sjell vendim për vazhdimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *