Saturday , May 30 2020
Home / Sport / UEFA njofton se 80% e kampionateve përfundojnë, ja kur mbyllet sezoni

UEFA njofton se 80% e kampionateve përfundojnë, ja kur mbyllet sezoni

UEFA njoftoi se 80% e kampionateve në Europë do ta përfundojnë sezonin dhe shpjegoi se çfarë do të ndodhë më vendet të cilat vendosin mbylljen e kampionatit.

“Skuadrat të që vijnë nga kampionatet e ndërprera, ku nuk shpallen verdiktet, duhet ta nisin prej eliminatoreve nëse duan të marrin pjesë në Kupat e Europës. Personalisht, vendimi për një anulim të parakohshëm të futbollit si në Francë më duket një veprim i pamatur, por kjo nuk ka të bëjë me ne”- u shpreh presidenti Alekander Ceferin.

Ceferin i referohet shembullit të Paris Saint Germain dhe Lyon që do të luajnë në Champions League, por nuk do të kenë asnjë ndeshje deri në fundin e muajit gusht. Sipas tij të luash ndeshje të kësaj rëndësie me një periudhë kaq të gjatë pa aktivitet është shumë e vështirë.

Po ashtu, UEFA ka konfirmuar gjithçka edhe sa i përket Kupave të Europës. Nëse gjithçka shkon sipas planit, në muajin gusht do të kenë përfunduar të gjitha aktivitetet. Kështu nuk cënohet as kalendari i sezonit 2020-2021./Opinion.al

Check Also

Ky është kampionati i parë që do të rinisë me tifozë

Sport Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al >> KËTU Pas ndërprerjes për shkak të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *