Saturday , May 30 2020
Home / Sport / Zidan e goditi me kokë, Materazi: Ja çfarë i thash për motrën

Zidan e goditi me kokë, Materazi: Ja çfarë i thash për motrën

Shumë njerëz e mbajnë mend incidentin në finalen e Botërorit 2006 mes Francës dhe Italisë, ku Zinedine Zidan goditi me kokë Marko Materazin, duke u ndëshkuar në pas me karton të kuq.

Pas 14 vitesh Materazi ka folur përsëri në lidhje me këtë çështje. Në një lidhje direkte në Instagram me gazetarin e emisionit italian Le Iene, Nikolo De Devitisi, Materazi ka zbuluar të vërtetën e incidentit të bujshëm, duke u shprehur:

”Goditja me kokë e Zidane? Nuk e prisja në atë moment. Fati im ka qenë se nuk e prisja që të ndodhte. Nëse do të kisha qenë gati, do të kishim përfunduar të dy në dhomat e zhveshjes. Patëm një kontakt në zonë. Ai shkoi afër golit në pjesën e parë dhe Gatuzo më tha ta mbuloja. Pas kontaktit të parë, kërkova falje, ai reagoi keq. Në përplasjen e tretë, kam shpërthyer. Ai më tha fanellën ta jap pastaj, unë iu përgjigja se preferoja atë të së motrës”.

Finalja e viti 2006 midis Italisë dhe Francës përfundoi në barazim 1-1, por në gjuajtjen e penalltive Italianët ishin më të saktë dhe arritën të shpalleshin kampionë botë./Opinion.al

Check Also

Ky është kampionati i parë që do të rinisë me tifozë

Sport Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al >> KËTU Pas ndërprerjes për shkak të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *