Friday , July 10 2020
Home / Lajme / Bota / 2 mln $ lëpirëse për të hequr shijen e ilaçit të Covid,shkarkohet ministri

2 mln $ lëpirëse për të hequr shijen e ilaçit të Covid,shkarkohet ministri

Ministri i arsimit i Madagaskarit është shkarkuar pasi planifikoi të porosiste më shumë se 2 milion dollarë lëpirëse për nxënësit e shkollave.

Rijasoa Andriamanana tha se nxënësve do t’u jepen tre lëpirëse secilit për të hequr shijen “e hidhur” të një ilaçi bimor të pa testuar kundër koronavirusit.

Plani u ndërpre pas kundërshtimeve nga presidenti i Madagaskarit.

Presidenti Andry Rajoelina është duke promovuar tonikun bimor Covid-Organics si një kurë ndaj koronavirusit.

Disa vende afrikane vazhdojnë të importojnë Covid-Organics duke besuar se do të ndihmojë në luftimin e koronavirusin, por Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se nuk ekziston asnjë kurë e provuar.

Edhe Akademia Kombëtare e Mjekësisë e Madagaskarit ka hedhur dyshime në efikasitetin e pijeve me bazë artemisia, duke thënë se ajo ka potencialin për të dëmtuar shëndetin e njerëzve.

Gati 1000 raste me koronavirus janë raportuar në vend, nga të cilat 7 kanë rezultuar në humbje jete. Masat e bllokimit janë vendosur në të gjithë vendin por Presidenti Rajoelina është përballur me kritika për përgjigjen e tij ndaj shpërthimit të pandemisë. / Opinion.al

Check Also

COVID-19 në Turqi, 22 viktima në 24 orët e fundit

Bota Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al >> KËTU 22 viktima janë regjistruar në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *