Friday , July 10 2020
Home / Lajme / Kosove / 50 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë futen në vetizolim, ndryshon orari i QMF’ve

50 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë futen në vetizolim, ndryshon orari i QMF’ve

Në nëntë ka shkuar numri i punëtorëve shëndetësorë të Prishtinës që janë infektuar me virusin COVID-19. Prej tyre, shtatë janë infermierë, një mjek dhe një laborant.

Katër mantelbardhët e fundit të infektuar janë
infermierë të Qendrës së Mjekësisë Familjare numër 4 në “Kolovicë”.

Brenda dy ditëve do të publikohen rezultatet
edhe të 12 punëtorëve të tjerë që janë testuar, raporton KTV.

Kurse, deri më tani, 50 punëtorë shëndetësorë
janë dërguar në vetizolim për shkak të kontakteve me kolegët e infektuar. E kjo
situatë ka bërë që orari i punës të ndryshojë në dy qendra.

Ky sektor ka qenë i paprekur nga virusi deri
të premten e shkuar, kur u konfirmuan pesë rastet e para.

Ndërsa, në kohën kur kryeqytetit i mungojnë 40
anëtarë të personelit shëndetësor, vazhdimi potencial i infektimeve në këtë
sektor vlerësohet problematik nga komuna.

Zëvendësimi i punëtorëve të pensionuar, sipas
komunës, nuk është arritur të bëhet për shkak të problemeve me Ligjin për Pagat
dhe atë të shërbyesve civilë.

The post 50 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë futen në vetizolim, ndryshon orari i QMF’ve appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *