Friday , July 10 2020
Home / Teknologji / Bashkimi Evropian nën presion nga SpaceX dhe Kina

Bashkimi Evropian nën presion nga SpaceX dhe Kina

Gara moderne e hapësirës po nxehet ndërsa Bashkimi Evropian po ndjen nevojën për të mbajtur ritmin. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, shefi i programit hapësinor, Thierry Bretton tha se BE po përshpejton planet e saj ndërsa kompanitë private si SpaceX dhe vende si Kina kanë shënuar progres.

Kështu programi i zhvillimit të satelitëve të navigimit është përshpejtuar me tre vite dhe për herë të parë do të përdorë buxhet për ndërtimin e raketave me më shumë se një përdorim.

BE gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje 1 miliardë dollarë me Arianespace dhe ka propozuar 1 miliardë euro të tjera për të Fondin e Hapësirës Evropiane në ndihmë të startupeve.

Breton tha se BE gjithashtu synon të lançojë një rrjet broadband satelitor si dhe një sistem për të shmangur përplasjet mes satelitëve në orbitë.

Arsyet për këtë nxitim të BE-së janë të shumta. E para është pavarësia nga sistemet hapësinore të vendeve të tjera dhe përdorimi i sistemit satelitor të lokalizimit GPS të SHBA. /PCWorld Albanian

The post Bashkimi Evropian nën presion nga SpaceX dhe Kina appeared first on PCWorld Albanian.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Samsung do të bëjë një gjë për të cilën Apple urrehet shumë

Kur spekulimet filluan se Apple nuk do të përfshinte një karikues e as kufje në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *