Thursday , July 9 2020
Home / Lajme / Diaspore / Donis Avdijaj, pishman që ka refuzuar Liverpoolin

Donis Avdijaj, pishman që ka refuzuar Liverpoolin

Ish- sulmuesi i Schalkes, Donis Avdijaj ka thënë se është pishman që ka refuzuar Liverpoolin, që sipas tij është edhe gabimi më i madh që ai ka bërë në karrierën e tij.

Avdijaj kaloi shtatë vjet me Schalken, pasi u bashkua në moshën 14 vjeç në vitin 2011.

Ai u largua si transferim i lirë te Willem II në vitin 2018, pasi kishte bërë 12 paraqitje për skuadrën e parë të Schalke.

Kosovari u la i lirë nga klubi holandez në mars të vitit 2019 dhe kaloi te Trabzonspor atë verë, megjithëse u largua disa muaj më vonë për t’u bashkuar me Hearts në janar.

23-vjeçari e gjen veten përsëri pa një klub pasi kontrata e tij me Hearts është mbyllur.

Avdijaj pranon se karriera e tij mund të kishte shkuar në një rrugë tjetër pasi kampionët aktual të Ligës Premier, por edhe Real Madrid e donin atë disa vjet më parë.

“Gabimi im më i madh, për të cilin pendohem shumë, ishte duke refuzuar një tjetër ofertë mega nga Liverpool para se të nënshkruaja kontratën afatgjate me Schalken, e cila ishte një çështje afër zemrës sime. Kam pasur edhe një ofertë nga Real Madridi”, ka thënë ai për Sport1.

Megjithatë anësori mbetet optimist për të ardhmen e tij, pasi tashmë ka marrë disa oferta për sezonin e ardhshëm.

“Tashmë kam shumë oferta nga klubet. Unë duhet t’i studioj së pari. Unë duhet të bëj një plan për veten time, ku dua të shkoj, çfarë është më e mira për mua dhe si të vazhdoj. Ka shumë bisedime që po vazhdojnë”, deklaroi ai, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch

The post Donis Avdijaj, pishman që ka refuzuar Liverpoolin appeared first on Albinfo.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *