Friday , July 10 2020
Home / Lajme / Kosove / Flet e dashura e George Floyd, tregon planet që kishin së bashku dhe fjalët e fundit që ia tha atij

Flet e dashura e George Floyd, tregon planet që kishin së bashku dhe fjalët e fundit që ia tha atij

E dashura e George Floyd e cila u pa duke qarë pranë arkivolit të tij në ceremoninë e varrimit të tij, ka treguar se ata planifikonin të hapnin së bashku një restorant me emrin ‘Convict Kitchen’

44 vjeçarja Courteney Ross gjithashtu ka zbuluar fjalët e fundit që ia tha atij, një ditë para se ai të humbte jetën.

Në një intervistë për DailyMail, Ross ka folur për marrëdhënien e tyre, duke treguar se herën e fundit që kishte folur me Floyd ishte një vit para vdekjes së tij.

Ajo tha se në fund të bisedës i kishte thënë atij: “Të dua”.

Ross, e cila menaxhon një kafene në verilindje të qytetit, thotë se Floyd dëshironte të kalonte pjesën e mbetur të jetës në Minneapolis dhe se ëndrra e tij ishte të hapnin restorantin e tyre.

Ajo thotë se aktualisht nuk e di se çfarë do të bëjë sepse
ende po e vuan vdekjen e tij.

“Floyd e donte jetën, të gjitha ata që e takonin e pëlqenin”,
shton ajo.

The post Flet e dashura e George Floyd, tregon planet që kishin së bashku dhe fjalët e fundit që ia tha atij appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *