Friday , July 10 2020
Home / Sport / Grushte ndaj lojtarit serb, Federata kroate merr vendimin për Eros Grezdën

Grushte ndaj lojtarit serb, Federata kroate merr vendimin për Eros Grezdën

Sport


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Federata kroate e futbollit ka vendosur të pezullojë Eros Grezdën për 4 ndeshjet e ardhshme.

Futbollisti shqiptar u dënua pasi në fund të takimit që Osijeku luajti në fushën e Rijekës, ka goditur me grusht lojtarin e skuadrës kundërshtare, Mirko Çolak.

Ngjarja ndodhi në parkingun e stadiumit, por ngacmimet kishin nisur që në fushën e lojës. Grezda deklaroi se reagimi i tij erdhi për shkak të fyrjeve nga familja dhe etnia nga ana e Çolak, ndërsa sulmuesi i Rijekës e mohoi diçka të tillë.

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”- thuhet në njoftimin e federatës kroate. /Opinion.al

 

 

 

Check Also

Emrat/ Dy lojtarë të Partizanit infektohen me koronavirus

Dy lojtarë të Partizanit janë konfirmuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *