Friday , July 10 2020
Home / Lajme / Irani dënon me vdekje gazetarin që frymëzoi protestat – ALSAT-M

Irani dënon me vdekje gazetarin që frymëzoi protestat – ALSAT-M


Një gazetar iranian, puna në internet e të cilit ndihmoi në frymëzimin e protestave ekonomike në mbarë vendin në vitin 2017, është dënuar me vdekje për veprimet e tij.

Zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili njoftoi dënimin e Ruhollah Zamit të martën.

Faqja në internet e zotit Zam, AmadNews, dhe një kanal që ai krijoi në aplikacionin popullor të mesazheve Telegram, kishte njoftuar njerëzit për kohën e protestave dhe publikuan informacione shqetësuese për zyrtarët iranianë.

Protestat e vitit 2017 përfaqësuan sfidën më të madhe për Iranin që nga trazirat masive pas zgjedhjeve në vitin 2009 dhe përgatitën terrenin për revoltat e ngjashme në nëntor 2019. Mijëra u arrestuan nga policia gjatë protestave dhe 25 njerëz u vranë.

Zoti Zam kishte jetuar dhe punuar në mërgim në Paris para se të joshej që të kthehej në Iran, ku u arrestua në tetor 2019 në rrethana ende të paqarta. Autoritetet franceze e kanë “dënuar ashpër” këtë veprim.

Ai më vonë u shfaq muajt e fundit në rrëfime të transmetuara në televizion duke pranuar veprimet e tij dhe duke kërkuar falje për aktivitetet e tij të së kaluarës.

Esmaili tha se një Gjykatë Revolucionare kishte dënuar Zamin për “korrupsion në Tokë”, një akuzë e cila shpesh përdoret për çështjet që përfshijnë spiunazh ose përpjekje për të rrëzuar qeverinë e Iranit. Nuk ishte e qartë se kur ishte shpallur dënimi.

Zoti Zam mund ta apelojë çështjen e tij në Gjykatën Supreme.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *