Friday , July 10 2020
Home / Lajme / Kosove / Ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Albin Kurti nuk diti ta drejtojë Qeverinë

Ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Albin Kurti nuk diti ta drejtojë Qeverinë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fatos Tarifa, komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Sipas tij, ish kryeministri Albin Kurti nuk diti të drejtojë qeverinë. Ai tha se qeveria e re në Kosovë është legjitime.

”Kurti erdhi në pushtet me zgjedhje mbas një kohë shumë të gjatë. Vetëvendosja erdhi duke u rritur, por ka pasur dhe përçarje brenda saj. Fragmentarizimi i partive politike është një dukuri e natyrshme në Kosovë dhe Shqipëri. Fakti është që humbi votëbesimin në parlament. Fakti është që duke marrë qeverinë nuk diti ta drejtojë. Kriji një koalicon të dobët dhe në një mënyrë krejt të pakuptimtë dhe të pafalshme Kuri përjashtoi nga qeveria minsitrin kryesor të partisë në aleancë, çfarë e shkatërroi këtë aleancë, nuk mund të qëndronte më si e tillë”, ka thënë Tarifa për Ora News.

”Përsa i përket nëse është ose jo kushtetuese zgjedhja e kryeministrit të ri, unë i besoj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, dhe them se po. Qeveria e re mund të duket e dobët ngaqë ka një pakicë të vogël, 1 votë më shumë në parlament, por nëse ata do dinë të veprojnë me mençuri dhe do vendosin interesat e Kosovës mbi interesat partiake do mund të krijojnë koalicine të qëndrueshme.”

The post Ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Albin Kurti nuk diti ta drejtojë Qeverinë appeared first on Gazeta Express.

Burimi i lajmit: Linku

Check Also

Miratohet kërkesa e KSI-së për testin PCR negativ në kufi – ALSAT-M

Alsat 2020-07-08T21:14:08+02:00 Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *